Bota

Kritikohet oferta e Boris Johnson për shpërndarjen e vaksinave: Është qesharake, duhet të dhurojë më shumë doza

11 Qershor 2021, 17:11 Nga DOSJA
Kritikohet oferta e Boris Johnson për shpërndarjen e vaksinave:

BRITANINjë grup global ka kritikuar ofertën e Mbretërisë së Bashkuar sepse sipas tyre kjo gjë është qesharake dhe shifra e vaksinave është shumë e ulët pasi bota ka nevojë për 1 miliardë doza dhe 5 milion doza që do të dhurojë Mbretëria e Bashkuar deri në shtator nuk janë aspak të mjaftueshme. Marie Rumsby, perfaqësuesja e grupit në Mbretërinë e Bashkuar bëri një njoftim ku shkruajti:

“Ne jemi të zhgënjyer nga njoftimi i sotëm me Mbretërinë e Bashkuar që planifikon të ndajë pesë milion doza deri në Shtator, kur bota urgjentisht ka nevojë për 1 miliardë doza deri në këtë datë. Si përfaqësues i G7, dhe një vend ku shkalla e vaksinimit e të cilit është një nga më të lartat në botë, Kryeministri Boris Johnson duhet të dhurojë më shumë doza vaksinash tani, jo vitin e ardhshëm, për të siguruar qasje të barabartë të vaksinave në të gjithë botën.”

LAJMI KRYESOR:Nis Samiti i G7 në Britani, vendet pritet të njoftojnë për dhurimin e 1 miliard vaksinave, në takim do të flitet edhe për arsimimin e vajzave

(E.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota boris johnson marie rumsby vaksinat covid boris johnson marie rumsby vaksinat covid

Sondazh

Poll