Bota

Diskrimiminohen vizitorët e tjerë/ Turistët serbë përjashtohen nga pagesa për parkim në Ohër

11 Qershor 2021, 17:43 Nga DOSJA
Diskrimiminohen vizitorët e tjerë/ Turistët serbë

MAQEDONI-Kryetari i Bashkisë së Ohërit, Konstantin Georgieski, ka bërë të ditur se të gjithë turistët serbë që do të vizitojnë qytetin janë të përjashtuar nga pagesa për parkim ndryshe nga të gjithë të tjerët.

Këtë lajm Georgieski e bëri të ditur gjatë qëndrimit të tij në Beograd dhe tha se vendimi do të zyrtarizohet në seancën e ardhshme të mbledhjes së Këshillit komunal. Ai shtoi se kjo gjë është në shenjë miqësie midis dy popujve dhre i ftoi të gjithë serbët të vizitojnë Ohrin.

Përveç parkimit falas për turistët serbë, do të ketë përfitime të tjera, psh: lirim nga pagesa përgjatë autostradës E-75, ulje të çmimeve në disa hotele dhe restorante në Ohër, Shkup dhe Dojran. Ky veprim konsiderohet si diskriminues për pushues të tjerë nga Shqipëria e nga vendet e tjera të rajonit.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota oher serbet sdo paguajne parkim ne oher serbi oher serbet sdo paguajne parkim ne oher serbi

Sondazh

Poll