Bota

SIKLETI I MADH! ‘Rasti kur je e detyruar të heqësh dorë nga tryeza e darkës’/ Reporterët e BBC-së çohen për t’i li

11 Qershor 2021, 15:02 Nga DOSJA
SIKLETI I MADH! ‘Rasti kur je e detyruar të heqësh dorë nga

BRITANI- Prezantuesi i BBC Jon Sopel dhe grupi i tij i xhirimit ishin ulur për të ngrënë darkë në hotelin ‘Cornwall’. Dailymail raporton momentin e sikletshëm kur gazetarëve të BBC iu desh të çoheshin nga tavolina për t’i liruar vendin presidentit të SHBA-së dhe Zonjës së Parë, Joe dhe Jill Biden.

Në një video të publikuar në Twitter nga Morgan Gisholt Minard, gazetare e BBC shihet teksa ajo së bashku me një kolegen e saj heqin gjërat personale nga tavolina për t’ia lënë vendin Biden.

‘Ka pak raste që do të ndihesha e detyruar të hiqja dorë nga tryeza ime e darkës … Unë mendoj se ky është një përjashtim. Mirësevini në Cornwall,’- shkruan ajo.

Joe Biden dhe Jill Biden të veshur me atlete dhe xhinse mesa duket erdhën për të konsumuar një pije jashtë hotelit pas takimit me Boris Johnson dhe gruan e tij Carrie të enjten.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jill biden joe biden jon sopel morgan gisholt minard jill biden joe biden jon sopel morgan gisholt minard

Sondazh

Poll