Bota

Ministri i Jashtëm serb i vendosur: Do shkoj kudo që asnjë shtet të mos e njohë Kosovën

24 Maj 2019, 15:00 Nga DOSJA
Ministri i Jashtëm serb i vendosur: Do shkoj kudo që asnjë shtet

SERBI- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç shprehet se detyra e tij është që të sigurojë që asnjë shtet të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, gjë për të ai thotë se shkon kudo.

“Unë do të shkoj kudo, sepse kjo është puna ime”, tha Daçiç për televizionin serb RTV B92, ndërsa shton se Serbia po viziton vende me të cilat prej dekadash nuk ka pasur marrëdhënie.

Sipas Daçiç, Serbia ka qenë e suksesshme në lobimin për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

Kjo deklaratë u bë sot, pak ditë pasi Daçiç u kthye nga një vizitë në Somali dhe një avarie në avionin me të cilin po kthehej. Në momentin që po zhvillonte një takim me Presidentin e Somalisë, shpërtheu një makinë e mbushur me Eksploziv, nga ku humbën jetën 9 persona dhe u plagosën 13 të tjerë.

(B.B/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ivica dacic kosova njohja e kosoves ivica dacic kosova njohja e kosoves

Sondazh

Poll