Politike

U shkarkua me 104 vota, flet Meta: Shfaqje e parlamentit monist, deputetët morën para për të votuar! Në fushatë më përfs

11 Qershor 2021, 07:46 Nga DOSJA
U shkarkua me 104 vota, flet Meta: Shfaqje e parlamentit monist, deputetët

TIRANË– Dy ditë pasi Parlamenti i Shqipërisë e shkarkoi me 104 vota pro, presidenti i republikës Ilir Meta, i cili është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka mohuar përfundimet e Komisionit Hetimor që sollën shkarkimin e tij. 

Në një konferencë për mediat që nisi në orën 13:00, Meta deklaroi se shkarkimi nuk është një shqetësim për të. Meta tha se shkarkimi është “një shfaqje e parlamentit monist për të spostuar vëmendjen e krimit zgjedhor”.


Kreu i shtetit shtoi se në fushatë nuk u fut pa ‘ftesë’. Sipas tij, “në fushatë më futi Rama kur prezantoi kandidatët”, referuar fotove dhe banderolave që PS dhe Rama përdorën në fushatë ku ironizohej figura e presidentit. Presidenti Meta hodhi një akuzë të fortë në drejtim të deputetëve për të cilët tha se kanë marrë para për të votuar shkarkimin e tij.

Kreu i shtetit foli edhe për urdhërin e Joe Biden për sekuestron e pasurive të të korruptuarve në Ballkan, vendim që e përshëndeti. Ajo që spikati në konferencë ishte nervozizmi i presidentit me opozitën jashtë kuvendit. Meta tha se të gjithë ata që nxorrën në pritë presidentin, pasi lanë republikën pa mbrojtje institucionale, referuar indirekt djegies së mandateve.

“Ky kuvend është turpi i të gjithë atyre që e krijuan bashkë. 2 vjet e ca ai kuvend një nga faqet më të errëta. Faqen e zezë të gjithë ata që e kanë bërë atë, dhe që nxorrën prite edhe presidentin e republikës sepse e lanë pa asnjë mbrojtje institucionale republikën.”-tha Meta. 

(f.m;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta meta ne konference 11 qershor 2021 ilir meta meta ne konference 11 qershor 2021

Sondazh

Poll

Politike 11 Qershor 2021, 09:34

TIRANË– Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, shprehu bindjen se Lulzim Basha dhe Partia Demokratike pas 13 qershorit do të pr...