Politike

PD shpërndan listat e anëtarëve 2 ditë para votimit. Kandidatët për kryetar firmosin për 76 komisionet

11 Qershor 2021, 11:10 Nga DOSJA
PD shpërndan listat e anëtarëve 2 ditë para votimit.

TIRANE- Komisioni Zgjedhor hapi sot listat e anëtarësisë së PD për votimet e së dielës, në prani të përfaqësuesve të kandidatëve për kryetar të PD. Duke siguruar transparencë dhe garanci për garë të barabratë, kryetari i Komisionit Zgjedhor Jemin Gjana bëri të ditur se, pas hapjes së sistemit, degëve do t’u dërgohen listat e volosura dhe me firmën e anëtarëve të Komisionit, përfshi dhe kandidatëve për kryetar të PD. Në lista janë emrat e 75067 anëtarëve të PD, te cilët ndahen në 76 komisione votimi.


“Në pesë degë që kanë nga dy komisione bëhet një ndarje afërsisht e barabartë e numrit të anëtarëve. Kemi përgatitur zarfat për secilin prej komisioneve. Janë 76 zarfa në të cilat do të fusim listat e votimit të 76 komisioneve të votimit.

Do t’i mbyllim, do t’i vulosim, dhe do t’i firmosim, secili, Kryetari dhe Sekretari i komisionit, detyrimisht dhe secili prej kolegëve anëtarë dhe përfaqësues të kandidatëve të këtij Komisioni, firmën mbi këto zarfe tek pjesa që mbyllet. Zarfat, bashkë me materialet e tjera zgjedhore, do të shpërndahen nesër dhe do të hapen në prani të Komisionit, në momentin që fillon procesi i votimit.

Pra do të hapen në orën 08:00 të ditës së diel. Kryetarët e Komisioneve e kanë marrë këtë porosi të prerë që zarfat nuk mund të hapen nga askush, zarfat do të hapen vetëm nëpërmjet Komisionit dhe do të përdoren në tavolinën e Komisionit për procesin e votimit.”- u shpreh kryetari i Komisionit Zgjedhor Jemin Gjana.

Më 13 qershor, 75 mijë demokratë pritet ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri. Në garë është kryetari aktual Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli. Deri më tani surpriza është Agron Shehaj, i cili e deklaroi kandidimin pak para skadimit të afatit zyrtar për të marrë pjesë në garë. Si e sheh publiku?  Perceptimi i deritanishëm në media dhe debate televizive është se nga procesi në PD nuk do të ketë surpriza dhe se Lulzim Basha do të rikonfirmohet, por pritet data 13 qershor për të parë çfarë do të ndodhë.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gara per kreun e pd jemin gjana zgjedhjet ne pd gara per kreun e pd jemin gjana zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll

Politike 11 Qershor 2021, 09:34

TIRANË– Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, shprehu bindjen se Lulzim Basha dhe Partia Demokratike pas 13 qershorit do të pr...