Aktualitet

Aksidentoi 24-vjeçaren me “Benz”-in luksoz dhe e la pa këmbë, arrestohet Jehon Breçani, djali i ish-zyrtarit të Policis

11 Qershor 2021, 06:46 Nga DOSJA
Aksidentoi 24-vjeçaren me “Benz”-in luksoz dhe e la pa

TIRANË– Jehon Breçani, 19-vjeçari që përplasi dje fatalisht 24-vjeçaren Xhesina Gega, është arrestuar sot nga policia. Policia e Shtetit sqaron se Breçani u prangos pasi aksidentoi vajzën, e cila ngeli pa njërën këmbë. 

Arrestohet J. B., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Xh. G., 24 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”,-njofton mes rreshtave policia. 

Vajza i është nënshtruar një operacioni në spitalin e Traumës, dhe aktualisht ndodhet në terapi intensive në gjendje kritike për jetën.

Si ndodhi aksidenti? 19-vjeçari, i cili djali i ish-drejtorit të Policisë, Erzen Breçani, humbi kontrollin e automjetit tip ‘Benz’ Amg, në rrugën “Xhanfize Keko”, për shkak të shpejtësisë dhe doli nga rruga.

I riu përplasi vajzën e cila po ecte në trotuar, duke i prerë njërën këmbë e duke i shkaktuar plagë të rënda në trup dhe fytyrë. Përplasja ishte aq e fortë, saqë njollat e gjakut të vajzës u panë nga këmbësorët për orë të tëra. Pasi përplasi vajzës, Breçani u përplas me një pemë, aq sa e rrëzoi dhe më pas përfundoi në një mur ku ndaloi. 

(f.m;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 19-vjecari perplas gruan shtatezen arrestohet jehon brecani erzen brecani jehon breçani 19-vjecari perplas gruan shtatezen arrestohet jehon brecani erzen brecani jehon breçani

Sondazh

Poll