Aktualitet

Goditen dy raste të kultivimit të drogës në Krujë, fidanët ‘mbrohen’ me armë! Polica gjen një automatik dhe një pus

11 Qershor 2021, 10:31 Nga DOSJA
Goditen dy raste të kultivimit të drogës në Krujë,

KRUJË– Dy raste të kultivimit të lëndëve narkotike janë goditur nga polica ditën e sotme në Krujë. Policia bën me dije se pas kontrolleve janë gjendur disa fidanë të dyshuar si kanabis në banesën e P.K. Po ashtu, në fshatin Brret të Krujës, në një zonjë të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuar kanabis sativa. Duket se kultivuesit ‘i mbrojë’ fidanët me armë, pasi policia ka gjetur një automatik dhe një pushkë, të cilat ishin fshehur një një fuçi. Ndërkohë, ende vijon kontrolli në zonë.

Njoftimi i policisë:

Krujë; Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Kontrollet po zhvillohen në territor, në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike apo armëmbajtje pa leje.

Si rezultat i kontrolleve është vënë në pranga shtetasi P. K., banues në Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur disa fidanë të dyshuar cannabis sativa, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po si rezultat i kontrolleve në territor, në fshatin Brret, Krujë, në një zonë të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuar fidanë cannabis sativa.

Gjithashtu, nga kontrolli në territor, në një fuçi metalike janë gjetur të fshehura dy armë zjarri, konkretisht 1 automatik dhe 1 pushkë. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë fshehur armët dhe të autorëve të kultivimit të fidanëve narkotikë.

Shërbimet policore po vijojnë pa ndërprerë kontrollin e territorit dhe të vendeve të dyshuara, me qëllim kapjen e personave që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike ose armëmbajtjes pa leje.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kanabis ne kruje kruje kanabis ne kruje kruje

Sondazh

Poll