Aktualitet

Fëmija po luante në kuzhinë dhe i vuri flakën! Shkrumbohet një godinë dy katëshe në Durrës, nuk ka të lënduar

11 Qershor 2021, 07:18 Nga DOSJA
Fëmija po luante në kuzhinë dhe i vuri flakën! Shkrumbohet

DURRËS– Një godinë dy katëshe në Durrës është shkrumbuar nga flakët ditën e sotme. Mësohet se banesë në pronësi të qytetares Nafie Myzyri është shkrumbuar nga flakët, pasi një fëmijë i vogël po luante në kuzhinë.

Si pasojë e flakëve, kati i dytë i banesës është shkrumbuar komplet, ndërsa në katin e parë nuk raportohet për dëme. Policia bën me dije se nga djegia nuk ka të lënduar.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 11.06.2021, në orën 07:15, në lagjen nr.13, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. M., nga e cila nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë në vendngjarje kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet digjet godina ne durres digjet godina ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Qershor 2021, 20:35

TIRANË-  11 mijë prej 40.000 arsimtarë kanë kryer të dy dozat e vaksinës anti-COVID19. Lajmin e ka bërë vetë ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu m...