Aktualitet

Kërcënohet prokurori Asllan Bajrami, MESAZHI që gjeti në dritaren e zyrës, disa plumba! Merrte dhe telefonata me numër të

11 Qershor 2021, 07:28 Nga DOSJA
Kërcënohet prokurori Asllan Bajrami, MESAZHI që gjeti në

PËRMET– Prokurori i dërguar në Përmet Asllan Bajrami ka marrë një kërcënim në krye të detyrës. Mësohet se mëngjesin e sotëm, Bajrami ka shkuar si çdo ditë në zyrën e tij, në Prokurorinë e Përmetit. Në momentin që është afruar pranë dritare, Bajrami ka vënë re disa plumba.

Prokurori ka lajmëruar policinë pasi ka pikasur plumbat, model 56, që ishin një kërcënim i drejtëpërdrejtë në formën e një mesazhi. Gjithashtu ai ka informuar autoritetet se prej ditësh merrte teleonata nga një numër i fshehtë. Në dëshminë e dhënë përballë grupit hetimor, Bajrami është shprehur se ai nuk ka armiq dhe as dosje të rëndësisë së veçatnë në duar, që mund ta bëjë të dyshojë tek ndonjë person.

Pas marrjes së deklaratave të prokurorit, kanë nisur dhe hetimet. Plumbat janë sekuestruar, ndërkohë që po vëzhgohen dhe tabulatet telefonike të Bajramit. Gjithashtu janë sekuestruar kamerat e sigurisë së Prokurorisë që mund të ndihmojnë në zbulimin e autorëve. Paraprakisht mendohet se kërcënimi vjen si pasojë e ndonjë dosjeje të rëndësishme që Bajrami ka në dorë, por ende nuk dihet me saktësi.

Pas këtij kërcënimi ka ardhur edhe reagimi i Presidentit Ilir Meta, i cili ka kërkuar nisjen e hetimeve të menjëhershme dhe ndëshkimit të autorëve.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet asllan bajrami kercenohet prokurori asllan bajrami asllan bajrami kercenohet prokurori asllan bajrami

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Qershor 2021, 20:35

TIRANË-  11 mijë prej 40.000 arsimtarë kanë kryer të dy dozat e vaksinës anti-COVID19. Lajmin e ka bërë vetë ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu m...