Aktualitet

Njëri aksidentoi të miturin, tjetri aksidentoi taksinë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, policia arreston shoferët (DETAJE)

11 Qershor 2021, 07:04 Nga DOSJA
Njëri aksidentoi të miturin, tjetri aksidentoi taksinë dhe u

TIRANË– Katër drejtues mjetesh kanë rënë në prangat e policisë gjatë 24 orëve të fundit. Polica bën me dije se një 50-vjeçar V.U., është arrestuar pasi ka përplasur një të mitur 9-vjeçar, i cili ndodhet në spital. Po ashtu, një tjetër 29-vjeçar është arrestuar pasi ka aksidentuar një taksi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. E lënduar ka mbetur pasagjerja e cila ndodhej brenda taksisë, e cila është dërguar në spital. Dy persona të tjerë janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Janë arrestuar: F. V., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Kashar, ka aksidentuar biçiklistin e mitur të moshës 9 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen kater drejtues mjetesh arrestohen kater drejtues mjetesh

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Qershor 2021, 20:35

TIRANË-  11 mijë prej 40.000 arsimtarë kanë kryer të dy dozat e vaksinës anti-COVID19. Lajmin e ka bërë vetë ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu m...