Aktualitet

Provimet e maturës shtetërore, 34 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të matematikës, teza publikohet në rrjetet s

11 Qershor 2021, 06:30 Nga DOSJA
Provimet e maturës shtetërore, 34 mijë maturantë i

TIRANË– Rreth 34 mijë maturantë iu nënshtruan ditën e sotme provimit të tretë të Maturës Shtetërore, atë të matematikës. Provimi nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në orën 12:30. Ende pa përfunduar provimi, teza e matematikës është shpërndarë në rrjetet sociale. Edhe pse përdorimi i telefonit gjatë zhvillimit të provimeve të maturës është i ndalur, kjo nuk i ka penguar maturantët që t’i filmojnë dhe më pas ti publikojë në rrjetet sociale. Ky është rasti i dytë që përsëritet për këtë vit të Maturës Shtetërore, pasi edhe në provimin e Gjuhë Letërsisë, nxënësit kanë shpërndarë në internet foto të tezës së provimit. 

Maturantët kanë dalë të pakënaqur nga niveli i vështirësive në provimet e Maturës Shtetërore, pasi kanë zhvilluar tre prej tyre. Disa prej maturantëve, kanë dërguar mesazhe në faqen “Studentët denoncojnë”, ku shprehen se Ministria e Arsimit ka harruar vështirësitë e mësimit online dhe mungesës së mësimdhënies në periudhën e tërmetit të vitit 2019. Ata thonë se teza e provimit ishte ndryshe nga ajo që ju prezantua si model.

Tezat e provimit përmbante pytje me alternativa dhe pyetje me zhvillim, të orientuara drejt përgjigjeve logjike dhe jo riprodhimit. Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë).1

Më datë 15 qershor, ata do ti nënshtrohen provimit të fundit, atë të lëndës më zgjedhje.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet provimet e matures 2021 provimi i matematikes provimet e matures 2021 provimi i matematikes

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Qershor 2021, 20:35

TIRANË-  11 mijë prej 40.000 arsimtarë kanë kryer të dy dozat e vaksinës anti-COVID19. Lajmin e ka bërë vetë ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu m...