“Langaraqë, karagjozë, e mbrojtën për kasetën me Dritan Prifitn”/ Bushati përplaset me Hilën për shkarkimin e Metës
11 Qershor 2021, 06:23Nga DOSJA
TIRANË– Dy analistët Andi Bushati dhe Dritan Hila janë përplasur me fjalë teksa diskutonin në lidhje me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Të dy të ftuar në ‘Open”, po jepnin argumentet në lidhje me raportin e përpiluar nga Komisioni Hetimor.
Hila tha se Meta ka kundërshtuar SHBA-të, ndërsa Bushati e mohoi këtë gjë. Ky i fundit tha se Komisioni përbëhet nga lanagraqë dhe karagjozë. Ndërsa Hila shtoi më tej se nuk njeh askënd aty përveç Alket Hysenit dhe Spartak Brahos.
Pjesë nga debati:
Andi Bushati: Lulzim Basha nuk po flet për krimt që janë bërë ndaj vetes së vet, jo më për Metën. Pas 26 prillit ai nuk ka më këllqe që të përballojë regjimin e Edi Ramës. Çdo shqiptar që është kundër Ramës është i shitur nga Basha dhe kështu shpjegohet heshtja e tij.
Dritan Hila: Unë nuk kam pasur nervat e Bushatit që ta lexoj të gjithë relacionin, aq më tepër që nuk kam kompetenca të gjykoj atë që thotë komisioni….
Andi Bushati: Është për kompetencat e një njeriu që ka katër klasë shkollë
Dritan Hila: (qesh)
Andi Bushati: Lexoje për kuriozitet…
Dritan Hila: Gjithsesi mendoj që shkeli frymën e popullit. Nëse do i lëmë mënjanë thirrjet për sfurqe e sëpata, mendoj se ka goditur raportin me SHBA-TË.
Andi Bushati: Ne e kemi më të mirë se kurrë mesa di unë….bëmë stërvitje. Ai shtiu në ajër, nuk e cënoi. Po dënohet për një krim që ka dashur ta kryejë dhe nuk e ka kryer.
Dritan Hila: Qëndrimi flas unë, imazhi…që u bë qesharak. Goditja që bëri ishte ajo me ambasadoren amerikane në një studio televizive.
Andi Bushati: Dalim tek tema që nuk u bind siç bëri Kreshniku
Dritan Hila: Kreshniku ishte kryetar i një partie. Jo Meta po askush nuk ka këllqe që të dalë kundër SHBA-ve.
Andi Bushati: Po ç’është kjo more…Amerikës nuk i dalin dot shtete kundër jo më individë. Ç’është kjo ore…Kuk a Don Kishotë që luftojnë Amerikën…
Dritan Hila: Nëse doni të bëjmë batuta banale, hajde bëjmë more, po të mos e kthejmë kështu. Një shteti serioz nuk i lejohet që Presidenti të flaës në këtë mënyrë.
Andi Bushati: Kur shikoj ata njerëzit që e gjykonin atje,…ata jeniçerë e karagjozë, kur lexoj raportin Hyseni, kur shikoj çantën e Baba Takut të më bëjë portretizimin e Metës. Ky është një pushtet për tu pështyrë…sepse do e kenë dhe Presidentin tjetër dhe…
Dritan Hila: Të jesh i sigurtë që këta do harrohen dhe akti i Ilir Metës do mbahet mend. Përveç Alket Hysenin dhe Spartak Brahos unë s’u di emrat të tjerëve.
Andi Bushati: Njihke pikat më të zeza të këtij komisioni…kjo është estradë langaraqësh, ai e ka mbrojtur Metën ditën e kasetës me Dritan Priftin, sot gjeka të meta.
(f.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Shqipëria sot do të përfshihet nga një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një situatë të qëndrueshme. Sipas Meteoalb, ...
TIRANË– Inspektori i Lartë të Drejtësisë, Artur Metani ka folur sërish për rastin e magjistrates Enkeleda Kapedani, e cila tashmë është pezulluar pas...
BRITANI E MADHE- Një fermë kanabisi është zbuluar në Britaninë e Madhe, ku në prangat e Policisë kanë rënë dy shqiptarë. Sipas mediave britanike, Edjon Demo, 25...
Aktualitet10 Qershor 2021, 20:35
TIRANË- 11 mijë prej 40.000 arsimtarë kanë kryer të dy dozat e vaksinës anti-COVID19. Lajmin e ka bërë vetë ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu m...
TIRANË- Në Tiranë, masat e fundit, që publikoi Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ndaj zyrtarëve të korruptuar, pengues të demokracisë e ligjit në Shqipëri d...
DURRËS- Personi i aksidentuar ne keto pamje është Edison Kumria nje 33 vjeçar nga Durresi.Mbrëmjen e se dielës pranë banesës se tij, ai u përplas ng...
TIRANË- Kryetarët e Qeverive dhe Shteteve të Ballkanit i kërkuan sot Bashkimit Europian njohjen e Çertifikatave digjitale të vaksinimit që ato lësho...