Aktualitet

EMRAT/ Arrestohet sipërmarrësi në Tropojë, shpallet në kërkim pronari i truallit ku do ngrihej godina pa leje

11 Qershor 2021, 06:19 Nga DOSJA
EMRAT/ Arrestohet sipërmarrësi në Tropojë, shpallet në

TROPOJË– Avni Morina, 46 vjeç, banues në fshatin Senec-Kosovë është vënë në pranga nga Policia e Tropojës, pasi është pikasur duke punuar në një objekt në ndërtim, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.

Sipas njoftimit të policisë, Morina kishte rolin e sipërmarrësit për kryerjen e punimeve dhe ndërtimi ishte brenda vijës së verdhë të qytetit të Bajram Currit, në vendin e quajtur “Ish-parku”, lagjja Dardania.

Ai u vu në pranga dhe akuzohet për veprën penale “Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve”. Nga ana tjetër, është shpallur në kërkim dhe Fatbardh Jahelezi, në emër të të cilit rezutloi të ishte turalli ku po ndërtohej godina pa leje. Policia shkoi ta kërkonte në shtëpinë e tij, por nuk e gjeti aty dhe e shpalli në kërkim.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet avni morina fatbardh jahelezi ndertim pa leje ne tropoje avni morina fatbardh jahelezi ndertim pa leje ne tropoje

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Qershor 2021, 20:35

TIRANË-  11 mijë prej 40.000 arsimtarë kanë kryer të dy dozat e vaksinës anti-COVID19. Lajmin e ka bërë vetë ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu m...