Sport

City, mesfushori Gundogan nuk shitet. Fjalët janë spekulime…

10 Qershor 2021, 20:11 Nga DOSJA
City, mesfushori Gundogan nuk shitet. Fjalët janë spekulime…

ANGLI – Kampionët e Manchester City nuk kanë ndërment ta shesin mesfushorin gjerman si kundër është folur këto ditë në media të ndryshme. “Sky Sport” raporton se gjithçka që flitet për mesfushorin Ilkay Gundogan, janë thjeshtë spekulime merkatoje.

Lajmet që kanë qarkulluar sot në media, vazhdon “Sky Sport”, sikur Gundogan kishte pezulluar bisedimet me Cityn për një marrëveshje të re, për shkak të interesimit nga Barcelona, për të mbushur kasafortën e Manchesterit, nuk janë të vërteta.

Drejtuesit e Cityt nuk kanë asnjë plan për shitjen e 30-vjeçarit gjerman këtë verë dhe ata janë të kënaqur me situatën aktuale të kontratës së tij, ku ende nuk janë planifikuar bisedime për një marrëveshje të re.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ilkay gundogan manchester city sky sport ilkay gundogan manchester city sky sport

Sondazh

Poll