Sport

Antonio Conte: “Unë nuk shoh paratë, por projektet”

10 Qershor 2021, 08:30 Nga DOSJA
Antonio Conte: “Unë nuk shoh paratë, por projektet”

ITALI – Merkatoja e kësaj vere bëhet gjithmonë edhe më e përfolur për ish-trajnerin e Interit, Antonio Conte. Ofertat për të nuk kanë munguar, por gjithmonë më bisedime ka dalë diçka që e ka prishur.

“Fitorja e titullit ishte një ndjenjë e veçantë, nuk mund ta mohoj”,– tha ai. “Deri para pak ditësh ishim duke festuar “Scudetton”, por vala e trishtimit dhe melankolisë ishte e menjëhershme, kur takova tifozët nëpër rrugë duke më falënderuar”,- shtoi ai.

“Paraja nuk është një obsesion për mua, unë i shikoj projektet që më propozohen dhe jam i gatshëm t’i refuzoj ato nëse nuk bindem”,- tha Conte.

“Mua më pëlqejnë sfidat e vështira, por nëse ka diçka që një klub nuk ka. ose nuk më bind, preferoj të them, jo faleminderit”, – përfundoi Antonio Conte.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll