Sport

Sergio Aguero i dhuroi Ranger Rover-in, punëtori i stadiumit e nxjerr në shitje në ‘Ebay’

10 Qershor 2021, 18:13 Nga DOSJA

ANGLI– Disa ditë më parë, Sergio Aguero i dha lamtumirën Manchester City-t pas 10 viteve të kaluara në klubin anglez. Si pjesë e bujarisë së tij, ai i dha çdo anëtari të stafit një biletë lotarie për të fituar Range Rover Evoque të vitit 2016, dhe personi me fat ishte Ally Marland.

Por siç duket punëtori i stadiumit nuk i ka hyrë në punë dhe për këtë ka menduar ta nxjerrë në shitje makinën. Vlera e saj shkon në 40.000 paund sipas njoftimit të nxjerrë nga “Ebay” ndërsa 5% e çmimit do të dhurohet për bamirësi në Derian House Children’s Hospice.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport aguero manchester city aguero manchester city

Sondazh

Poll