Sport

VIDEO/ U infektua me Covid në një festë, zbulohet video e sulmuesit të Suedisë

10 Qershor 2021, 17:27 Nga DOSJA
VIDEO/ U infektua me Covid në një festë, zbulohet video e

SUEDI-Kampionati Europian i Suedisë nuk mund të fillonte më keq. Së pari dëmtimi i Zlatan Ibrahimoviç dhe pastaj lajmi i pozitivitetit me Covid të Kulusevskit dhe Svanberg, të cilët rrezikojnë të kenë përfunduar tashmë turneun e tyre para se të fillonte.Në rrjetet sociale janë shfaqur disa imazhe ku sulmuesi suedez ndodhet në një festë në ambient të mbyllur duke mos mbajtur maskë.

21-vjeçari shihet në një festë në një apartament në Stokholm në shoqërinë e njerëzve të tjerë (të gjithë pa pajisjet personale mbrojtëse) pa respektuar rregulloret anti Covid.Videoja, në të cilën mund të shihet edhe reperi i mirënjohur suedez 1.Cuz, është e datës 30 maj (pra rreth një javë para pozitivitetit të lojtarit)

Trajneri Janne Andersson tashmë ka njoftuar se nuk do të ndryshojë listën e skuadrës, ai shpreson të rikuperojë Kulusevskin tashmë për ndeshjen e dytë të turneut (18 qershor kundër Sllovakisë) dhe ndërkohë e mbron nga kritikat: “Dejan ishte ftuar nga motra e tij dhe kunati i tij në një darkë në një apartament privat – e mbrojti trajneri suedez – Kur arriti aty ai gjeti gjithashtu disa nga miqtë e tij që ishin atje për ta befasuar”.
E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport juventus kulusevski suedia juventus kulusevski suedia

Sondazh

Poll