Sport

Derbi i Romës sapo ka filluar… murali i Mourinhos mbulohet nga “tymi i cigares” së Sarrit

10 Qershor 2021, 18:00 Nga DOSJA

ROMË-Në Romë kanë filluar ethet e derbit. Zyrtarizimi i Maurizio Sarrit te Lazio ishte kundërpërgjigjja e bardhekaltërve pas mbërritjes në kryeqytet të Jose Mourinhos.Kur ky i fundit u zyrtarizua si trajner i Romës, në një rrugë të kryeqytetit u vizatua imazhi i teknikut portugez mbi një motor Vespa nga artisti i rrugës Herri Greb.

Tifozët bardhekaltër e kanë parë të udhës ta transformojnë pak portretin e portugezit, duke i vendosur para fytyrën e Sarrit me një re tymi cigareje, e cila është karakteristike për teknikun italian.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport lazio mourinho roma sarri lazio mourinho roma sarri

Sondazh

Poll