Sport

Yjet e Frances nuk gjejnë paqe, Giroud kapet me Mbappe

10 Qershor 2021, 14:01 Nga DOSJA
Yjet e Frances nuk gjejnë paqe, Giroud kapet me Mbappe

FRANCE – Didier Deschamps ka mjaft për të bërë për ta mbajtur grupin të qetë në funksion të debutimit kundër Gjermanisë në “Euro2020”.

Pas miqësore kundër Bullgarisë, Giroud ka lëshuar shigjetime ndaj Mbappé, ose të paktën ky është interpretimi i dhënë nga “l’Equipe”: “Unë shënova dy herë, por mund të kishim shënuar më shumë nëse do të ishim më cinikë përpara. Më thonë se jam vetëm diskret, por kjo vetëm sepse kërkoj topat dhe dikush nuk m’i pason”.

Sulmuesi i Chelsea zuri vendin e Benzema të dëmtuar, në mënyrë private është ankuar se Mbappé sipas mediave franceze kishte kombinuar shpesh me sulmuesin e Realit në pjesën e parë, ndërsa, pas hyrjes së Giroud, ai kishte filluar të luante individualisht, të bënte ‘luftë vetëm’.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll