Bota

‘Fajtore’/ Gruaja e El Chapos pranoi akuazat për përfshirje në trafikun e drogës

10 Qershor 2021, 19:25 Nga DOSJA
‘Fajtore’/ Gruaja e El Chapos pranoi akuazat për

UASHINGTON- Gruaja e bosit meksikan të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman u deklarua fajtore për të ndihmuar burrin e saj të kontrabandonte narkotikë në SHBA. Mediat e huaja raportojnë se Emma Coronel Aispuro pranoi tre akuza gjatë seancës në gjykatën e Uashington.

31-vjeçarja pranoi akuzat dy vjet pasi burri i saj Guzman u dënua me burgim të përjetshëm. Coronel u akuzua për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës, metamfetaminës, heroinës dhe marijuanës për import në Shtetet e Bashkuara.

Ajo u përgjigj “fajtore” tre herë kur u pyet nga gjykatësi se cili ishte deklarimi i saj.

Autoritetet amerikane e arrestuan atë në shkurt në Aeroportin Ndërkombëtar Dulles dhe u akuzua se ka ndihmuar bashkëshortin e saj për të drejtuar kartelin famëkeq të Sinaloas. Zyrtarët e FBI thanë se Coronel ndihmoi për të shpërndarë kokainë dhe në planifikimin e arratisjes së burrit të saj nga një burg meksikan në 2015.

Emma Coronel Aispuro u takua me Guzman kur ishte vetëm 17 vjeç dhe u martua shum shpejt. Ata kanë dy fëmijë binjakë nga martesa e tyre. Coronel e ka mbështetur gjithmonë burrin e saj pasi edhe gjatë gjykimit ajo ulej pothuajse çdo ditënë sallën e gjyqit, për t’i treguar atij përkrahjen dhe besnikërinë absolute.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota emma coronel aispuro fbi joaquin “el chapo” guzman emma coronel aispuro fbi joaquin “el chapo” guzman

Sondazh

Poll

Bota 10 Qershor 2021, 17:47

MAQEDONI E VERIUT- Partia Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ka komentuar dekretin e Presidentit Joe Biden, në lidhje me korrupsionin në Ballkanin Pe...