Sport

“Modifikoni fanellën”! UEFA urdhëron Ukrainën dhe i jep të drejtë pretendimit të Rusisë

10 Qershor 2021, 10:32 Nga DOSJA
“Modifikoni fanellën”! UEFA urdhëron Ukrainën dhe i

UKRAINË-UEFA ka detyruar kombëtaren e Ukrainës që ta ndërrojë fanellën për Kampionatin Evropian, “Euro 2020” pas akuzave të ngritura nga Rusia. Në fanellën e Ukrainës, shihet linja e qëndisur të shtetit, ku mund të shihet edhe gadishulli i Krimesë.

“Pas një analize më të thelluar”, kjo parullë e kënduar gjatë kryengritjes popullore anti-ruse në Maidan në 2014, është “qartë e një natyre politike” dhe “prandaj duhet të tërhiqet në funksion të konkurrencës.”

Rusia i bëri thirrje UEFA-s, e cila të enjten vendosi një modifikim të fanellës së Ukrainës, duke e konsideruar përfundimisht përmendjen “Lavdi heronjve tanë” si “politike”.

Rusia ka thënë se është kënaqur nga ky vendim. “Bëhuni heronj sportivë dhe do të keni lavdinë, dhe jo me parulla nacionaliste”, tha zëdhënësia e diplomacisë ruse Maria Zakharova, duke reaguar në Telegram ndaj vendimit të trupit evropian.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 rusia uefa ukraine euro 2020 rusia uefa ukraine

Sondazh

Poll