Bota

Flisnin vetëm me “shefin”! Shkatërrohet organizata kriminale në Greqi, në pranga 8 persona, mes tyre dhe 2 gra

10 Qershor 2021, 15:45 Nga DOSJA
Flisnin vetëm me “shefin”! Shkatërrohet organizata

GREQI- Policia greke ka goditur një organizatë kriminale, duke finalizuar hetimin sistematik nga Departamenti i Sigurisë Trikala. Mediat e huaja raportojnë se në pranga janë vënë 8 persona, mes të cilëve edhe 2 gra.

Operacioni u zhvillua në zonën më të madhe të qytetit të Trikala-s ku u arrestuan 8 vendas të moshës nga 34 në 58 vjeç, 6 burra dhe 2 gra. Anëtarët e organizatës trafikonin sasi të përditshme të drogës të furnizuar nga udhëheqësi, duke mbledhur dhe dorëzuar paratë nga shitja e saj në kontaktet e drejtpërdrejta me të.

Gjithashtu ndër të tjera u sekuestruan 65 gram heroinë, shuma prej 3090 eurosh,  2 makina dhe 1 kamion si mjete për transportin e drogës.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota departamenti i sigurisë trikala shkaterohet organizata kriminale ne trikala departamenti i sigurisë trikala shkaterohet organizata kriminale ne trikala

Sondazh

Poll