Bota

Nuk u duhej më, e hoqën qafe! Autopsia i tregon të gjitha, Elezoviç u vra me tek plumb në kokë, prej 10 ditësh kishte vde

10 Qershor 2021, 14:23 Nga DOSJA
Nuk u duhej më, e hoqën qafe! Autopsia i tregon të gjitha,

MALI I ZI- Detaje të reja kanë dalë nga vrasje e ish-shefi i Antidrogës, Rudolf Elezoviç. Pas kryerjes së autopsisë të trupit të viktimës, ka rezultuar se aiështë vrarë me 1 plumb në kokë. Vijesti shkruan se Elezoviç ka vdekur që prej dhjetë ditësh, pra është vrarë vetëm pak ditë pasi është zhdukur.

Hetuesit tashmë dyshojnë se ai është vrarë në një vend tjetër, dhe është dërguar buzë lumit Buna, pranë fshatit Shëngjergj të Ulqinit për të humbur gjurmët. Policia ende nuk e ka gjetur armën e krimit apo ndonjë gëzhojë që mund të hedhë dritë mbi kapjen e autorit. Fillimisht u raportua se ish-shefi i anti-drogës mund të kishte vrarë veten, megjithatë, fjalën e fundit do e japë prokuroria.

Rudolf Elezoviç u gjet i vdekur një ditë më parë në Ulqin, 13 ditë nga 27 maji, dita kur humbi kontaktet me familjen e tij, ndërsa dot nisi punën grupi hetimor për kryerjen e autopsisë. Mediat lokale kanë raportuar se zhdukja e ish- shefit të Antidrogës në policinë kufitare të Ulqinit kishte të bënte me aksionin policor “Kurthi”, ku u arrestuan 24 persona për trafikimin e 2.5 ton marijuanë nga Shqipëria, përmes Malit të Zi e drejt vendeve të rajonit e më pas për në vendet e BE-së. Elezoviç dyshohet se ishte përfshirë në rrjetin kriminal.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni rudolf elezovic zhdukja e rudolf elezovic rudolf elezovic zhdukja e rudolf elezovic

Sondazh

Poll