Bota

PAMJET nga vila luksozë në KRETË! E veja e manjatit rus “vë alarmin”, i vodhën 1 mln euro nga kasaforta. Çelë

10 Qershor 2021, 14:07 Nga DOSJA
PAMJET nga vila luksozë në KRETË! E veja e manjatit rus

GREQI– E veja e një manjati rus raportoi në Policia greke se i kishin vjedhur një shumë marramendëse nga kasaforta. Sipas “Protothema“, e veja kishte 2 vite pa shkuar në shtëpinë e pushimit në Heraklion, ku edhe kishin lënë shumën e parave para se i shoqi të ndahej nga jeta 5 vite më parë.

Sipas grupit hetimor, shuma brenda kasafortës mund të kapte shifrën e gati 1 milion eurove, sepse 55-vjeçarja pretendon se nuk mban mend sa para kishin lënë brenda. Ajo nuk mund të përcaktojë as kohën e grabitjes, pasi prej dy vitesh nuk kishte kaluar kohë në vilën lulksoze të pushimeve që kishin blerë në Greqi.

Policia ka nisur hetime në vilë dhe nuk gjeti asnjë shenjë shkelje dhe asnjë shenjë që grabitësit kanë hyrë me forcë, gjë që ngre dyshimet se ata mund të kenë gjetur çelësin që e zonja e shtëpisë kishte lënë nën vazo. Kështu që kanë zbrazur kasafortën pa qenë e nevojshme që të bëjnë rrëmujë.

Ndërkohë që paralelisht shtëpia po kërkohet e gjitha për ndonjë shenjë gishti apo material gjenetik që mund të kenë lënë pas grabitësit. Po ashtu edhe djali i biznesmenit po merret në pyetje, ndërsa theksi është vendosur tek burimi i shumës marramendëse.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni grabitet vila e manjatit rus ne greqi greqi grabitet vila e manjatit rus ne greqi greqi

Sondazh

Poll