Bota

Gjukanoviç: Bashkimi Europian nuk ka asnjë alternativë për vendet e Ballkanit Perëndimor, integrimi është në të mirë t

10 Qershor 2021, 15:32 Nga DOSJA
Gjukanoviç: Bashkimi Europian nuk ka asnjë alternativë për

MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç është shprehur i zhgënjyer me qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj Ballkanit Perëndimor, të cilat nuk janë pjesë e unionit.

Në një intervistë për mediat vendase, ai është shprehur se në këndvështrimin e përvojës së tij politike, Bashkimi Europian nuk ka asnjë alternativë për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat synojnë anëtarësimin.

Unë vetëm realisht, i udhëhequr nga dekada përvojë politike, e shoh situatën. Dhe e përsëris, pavarësisht nga fakti që në jetë, e lëre më në politikë, nuk është mirë të mos kesh alternativë, se integrimi evropian nuk ka asnjë alternativë për Ballkanin Perëndimor. Dhe do të thosha se e njëjta gjë vlen edhe për BE-në”, tha Presidenti i Malit të Zi.

Ai foli edhe për ‘interesat’ e fuqive të mëdha në rajon të cilat kanë qenë pëngesë në integrim, duke u shprehur se është në të mirë të të gjithëve, që prespektiva europiane të hapet.

Duhet të shmangim grackën historike në të cilën zakonisht vuajnë të vegjlit duke minuar interesat e të mëdhenjve, të cilat janë përvojat tona të hidhura historike. Unë besoj se është në interesin më të mirë të Rusisë dhe Bashkimit Evropian, Rusisë dhe Perëndimit të gjejnë emëruesin më mirë të përbashkët që do të hapë perspektivën e zhvillimit të marrëdhënieve më të mira për të gjithë, në interes të njerëzimit. Atëherë do të jetë shumë më e lehtë për ne në Ballkan”, shtoi ai.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni integrimi i ballkanit perendimor milo gjukanoviç integrimi i ballkanit perendimor milo gjukanoviç

Sondazh

Poll