Bota

Kurti flet pas përballjes me Brnabiç: Nuk dëshironte të pranonte që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

10 Qershor 2021, 14:35 Nga DOSJA
Kurti flet pas përballjes me Brnabiç: Nuk dëshironte të

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar se ka pasur përplasje me kryeministren serbe, Ana Brnabiç në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Tiranë.

Kurti tha se pikërisht për çështjen e njohjes, pati polemika me kryeministren serbe.

“Nuk dëshironte të pranonte që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Unë theksova që Serbia do të duhej të shkëputej duke u distancuar nga regjimi i Millosheviqit dhe trashëgimia e tij. Njohja e pavarësisë së Kosovës është e vlefshme edhe për vetë Serbinë, që në këtë mënyrë mban veten peng. Kosova e ka shpallur prej 13 vitesh pavarësinë nga Serbia, është koha e fundit që Serbia të shpallë pavarësinë nga Kosova”, tha Kurti.

Ai ritheksoi edhe një herë nevojën për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, në kushtet kur të dy shtetet marrin pjesë në këtë nismë.

(D.A/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti ana brnabic samiti i tiranes 10 qershor 2021 albin kurti ana brnabic samiti i tiranes 10 qershor 2021

Sondazh

Poll