Bota

Nis takimi midis Joe Biden dhe Boris Johnson, në fokus lehtësimi i masave midis dy vendeve dhe rishkrimi i Kartës së Atlanti

10 Qershor 2021, 14:52 Nga DOSJA
Nis takimi midis Joe Biden dhe Boris Johnson, në fokus lehtësimi i

BRITANI– Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson po mbajnë një takim dypalësh tani ku ata pritet të angazhohen për të punuar për të hapur udhëtimet midis SHBA dhe MB dhe heqjen e kufizimeve që ishin vendosur për të ndaluar përhapjen e Covid-19, sipas një burim i njohur me këtë çështje.

Sipas CNN, Biden dhe Johnson pritet gjithashtu të bien dakord për një Kartë të re Atlantike të modeluar në deklaratën historike të bërë nga Presidenti Franklin D. Roosevelt dhe Kryeministri Winston Churchill në 1941 që përcakton qëllimet Amerikane dhe Britanike për botën pas përfundimit të Luftës Botërore II, sipas këshilltarit të sigurimit kombëtar Jake Sullivan.

Karta do të përshkruajë përparësitë, vlerat dhe sfidat që përfshijnë mbrojtjen e demokracisë, riafirmimin e rëndësisë së sigurisë kolektive, ndërtimin e një sistemi tregtar global më të drejtë dhe të qëndrueshëm, luftimin e sulmeve kibernetike, adresimin e krizës klimatike, mbrojtjen e biodiversitetit dhe vendosjen e fundit të pandemisë së koronavirusit, sipas burimit.

inamikat personale midis udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë shpesh kanë luajtur një rol kryesor në “marrëdhëniet speciale” midis dy fuqive trans-Atlantike. Roosevelt dhe Churchill ishin shumë të afërt, siç ishin Kryeministri Tony Blair dhe Presidenti i SHBA Bill Clinton, dhe më pas, për habinë e shumë njerëzve, Bler dhe Presidenti i SHBA George W. Bush gjatë Luftës në Irak.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota borish johnson joe biden samiti i g7 borish johnson joe biden samiti i g7

Sondazh

Poll