Aung San Suu Kyi përballet me akuzat më të rënda për korrupsion
10 Qershor 2021, 12:51Nga DOSJA
Autoritetet ushtarake të Mianmarit kanë ngarkuar lideren e rrëzuar nga pushteti Aung San Suu Kyi me akuza për korrupsion, njëherësh më të rëndat deri më tani për të.
Suu Kyi është akuzuar se ka pranuar para të gatshme dhe ari përmes ryshfetit dhe përballet me 15 vjet burgim nëse shpallet fajtore.
Ajo përballet edhe me gjashtë akuza tjera të lidhura për importim të paligjshëm të radio-lidhjeve dhe për nxitje të trazirave publike.
Ajo është arrestuar më 1 shkurt, kur ushtria ka marrë pushtetin përmes një puçi.
Prej atëherë, ajo është mbajtur në arrest shtëpiak dhe nuk është parë apo dëgjuar për të.
Në një komunikatë për media të lëshuar nga ushtria të enjten, është thënë se Suu Kyi ka pranuar 600,000 dollarë ryshfet dhe shtatë copa ari.
Aty po ashtu është supozuar se Qeveria e mëparshme civile, e udhëhequr nga Liga Kombëtare për Demokraci e Suu Kyi-së, ka humbur një sasi të madhe të parave në marrëveshje për toka.
Ushtria ka fituar pushtetin duke thënë se zgjedhjet e mbajtura vitin e kaluar – të fituara nga Suu Kyi – janë manipuluar.
Mirëpo vëzhgues të pavarur zgjedhor kanë thënë se zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të drejta, dhe akuzat ndaj saj janë konsideruar të motivuara politikisht.
REL
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË– Sot, për herë të parë pas 23 vitesh është mbajtur një meshë në kishën ‘Krishti Shpëtimtar’ e cila ndodhet brenda kampusit të Universitetit të Pris...
RUSI- Një konkurs bukurie për oficerët e burgjeve ruse është kritikuar ashpër nga aktivistët për ‘objektivizimin e grave’.Konkursi i Sistemit Penal Miss 2021 sh...
GREQI– Ishte më 20 maj kur Mina Arnaoti postoi në faqen e saj personale në Facebook duke informuar miqtë e saj në internet për shumën e parave që u detyr...
GREQI– Informacion i ri nga dëshmia e pilotit 32-vjeçar i cili jetoi një tragjedi në shtëpinë e tij në Glyka Nera kur tre grabitës hynë në shtëpinë e tyr...
KOSOVË– Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Enis Sulstarova, i ka reaguar ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, pas re...