Bota

5 muaj pas shpërthimit të bombulave të gazit në Ferizaj, vdes pronari i restorantit: Nuk ia doli dot pas lëndimeve të aksi

10 Qershor 2021, 12:47 Nga DOSJA
5 muaj pas shpërthimit të bombulave të gazit në Ferizaj,

KOSOVË– Genc Sopa, pronari i restorantit ‘Steak House’ në Ferizaj të Kosovës ku ndodhi shpërthimi në janar të këtij viti, ka vdekur ditën e sotme pasi nuk i shpëtoi dot dëmtimeve të rënda që mori.

Sipas mediave kosovare lajmin e ka konfirmuar deputeti i LVV-së Dimal Basha i cili bëri një njoftim ku shkruajti:

“Sot na erdh lajmi për vdekjen e Genc Sopës, afaristit, mikut, dhe një djali shembullor të qytetit. Ganci pat një beteje të gjatë me lëndimet e marra në tragjedinë me bombolat e gazit, mirëpo pas krejt forcave dhe vullnetit për jetën, fatkeqësisht nuk ia doli. Ngushëllimet më t’sinqerta për familjarët dhe gjithë miqtë e tij të shumtë. Të jetë i përhershëm kujtimi për Gencin!”

Nga ky shpërthim ka vdekur një vajzë 20-vjeçare dhe janë lënduar mbi 40 persona tjerë. Shpërthimi i papritur i bombolës së gazit që përmbante 25 litra, e vendosur në kuzhinën e restorantit “Steak House” në Ferizaj, ka lënë 44 persona të lënduar si dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Zjarri i shkaktuar i detyroi njerëzit që për një moment të dilnin nga aty, duke lënë mbi tavolinë telefonat, xhaketat e gjësendet e tjera. Shkaqet e shpërthimit nuk janë bërë akoma të ditura.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora genc sopa shperthen bombula e gazit ne kosove steak house ferizaj genc sopa shperthen bombula e gazit ne kosove steak house ferizaj

Sondazh

Poll