E dëbuan nga Italia! Sekuestrohet pasuria marramendëse e Gëzim Sallakut, kush është ‘biznesmeni’ dhe historia e
10 Qershor 2021, 13:42Nga DOSJA
TIRANË– Ditën e sotme, Policia e Shtetit ka njoftuar se ka sekuestruarpasurinë e 48-vjeçarit Gëzim Sallaku. Vlera e pasurisë së sekuestruar arrin deri në shifrat e 3 milionë eurove, të cilat sipas autoriteteve të Policisë është mbledhur prej veprimtarive të paligjshme.
Sallaku ka qenë i njohur edhe më parë si emër për drejtësinë shqiptare dhe atë italiane, pasi ka histori të bujshme të aktivitetit të tij të paligjshëm në shtetin fqinj ku ka qenë i dënuar që nga viti 1999 deri në vitin 2008. Më 19 shkurt të këtij viti, ai u dëbua nga Italia me pretendimin se ka rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndaj edhe duhet që të largohej nga vendi.
“Personi i padëshiruar sepse jo i azhurnuar me dokumentet, po ashtu i rrezikshëm nga ana shoqërore,”- ky është motivi i komisionerit të policisë në Brescia Giovanni, i cili firmosi urdhërin e dëbimi të biznesmenit shqiptar.
Biznesmeni 48-vjeçar ka qenë disa herë në qendër të mediave italiane pasi është arrestuar dhe gjykuar për raste të ndryshme. Para togave të zeza, Sallaku ka dalë për shtitje të makinave të vjedhura; evazion fiskal por edhe armë pa leje e trafik droge.
Në vitin 2018 ai u prangos së bashku me vëllezërit e tij, pasi akuzoheshin për shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ata u arrestuan pas një operacioni anti-drogë që u finalizua me arrestimin e 22 personave, megjithatë biznesmeni dhe dy vëllezërit e tij, Gazmir dhe Isuf Sallaku, u liruan. Pas hekurave të qelisë ndodhet ende vëllai i tretë i Gëzimit, Taulant Sallaku. Ky i fundit akuzohet për përfshirje në një organizatë narkotrafikantësh dhe armëmbajtjes pa leje.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Gazetari Agim Xhafka përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social ‘Facebook’, risjell në vëmendje luftën Nacional-Çlirimtare dhe thekso...
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Anton Martini. Komisioneri Publik më herët ankimoi vendimin për Anton Martin...
Misteri është shtuar akoma më shumë pas vdekjes së Evgjeni Baxhos pasi një simbol që u gjet në trupin e saj duket se qarkullon edhe në rrugët e kryeqytetit.Foto...
TIRANË– Sekuestrohen tre milionë euro pasuri. Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka vënë në sekuestro 3 milionë euro pasuri, ku përfshihen sipërfaqe toke...
TIRANË–21 të rinj dhe të reja nga Ukrahina zgjodhen Shqipërine për ta vizituar duke qëndruar 7 ditë. Masha Podushko eshte njera nga pjestaret e grupit që n...
LIBRAZHD– Ish-kryeplaku i fshatit Dragostunjë në Librazhd, Bujar Kojku ka treguar se vrasja e 53-vjeçares Menturie Bic inga bashkëshorti i tij, ish...
Aktualitet10 Qershor 2021, 12:16
LIBRAZHD– Nëna e Menturie Bicit, e cila u vra nga bashkëshorti i saj ka dhënë dëshminë për mediat. Sipas të ëmës, Qemal Bici e dhunonte rregullisht Mentur...
GJERMANI– Sipas një studimi europian për alkoolin dhe sëmundjen Covid-19 i cili u krye nga shkencëtarët në Universitetin e Teknologjisë në Gjermani, Greqi...