Aktualitet

STUDIMI/ Shqiptarët e ulën konsumin e alkolit gjatë karantinës

10 Qershor 2021, 11:40 Nga DOSJA
STUDIMI/ Shqiptarët e ulën konsumin e alkolit gjatë

GJERMANI– Sipas një studimi europian për alkoolin dhe sëmundjen Covid-19 i cili u krye nga shkencëtarët në Universitetin e Teknologjisë në Gjermani, Greqia dhe Shqipëria regjistruan uljen më të madhe të konsumit të alkoolit gjatë karantinës.

Studimi, i cili u publikua nga Daily Mail, u përqendrua në konsumin e alkoolit në 21 vende të kontinentit të vjetër gjatë bllokimit  dhe masave kufizuese të vendosura nga qeveritë për të ndaluar përhapjen e virusit.

Shqiptarët konsumuan mesatarisht më pak alkool me një rezultat prej -0,37, ndërsa grekët shënuan një rezultat minus 0,2 dhe finlandezët minus 0,19.

Vendi me rritjen më të lartë të konsumimit të alkolit nëbotë ishte Mbretëria e Bashkuar. Pas mbledhjes së të dhënave, studiuesit nuk kanë arritur të japin një shpjegim të qartë për rritjen e konsumit të alkoolit në Mbretërinë e Bashkuar gjatë pandemisë

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ulja e konsumit te alkolit ulja e konsumit te alkolit

Sondazh

Poll