Aktualitet

EMRI/ I dënuar për vrasje me paramendim, kapet 45-vjeçari me pasaportë të falsifikuar në Kapshticë

10 Qershor 2021, 12:22 Nga DOSJA
EMRI/ I dënuar për vrasje me paramendim, kapet 45-vjeçari me

KAPSHTICË– Një 45-vjeçar është ndaluar në Kpashticë nga policia, pasi po tentonte të kalonte kufirin  me dokumente të falsifikuara.

Mësohet se bëhet fjalë për 45-vjeçarin Besnik Çoadari, i cili rezulton i dënuar më parë për ‘vrasje me paramendim’. Ai u kap teksa po tentonte të kalonte drejt Greqisë me një pasaportë të cilën e kishte falsifikuaar. 

Njoftimi:

Kapshticë; Paraqiti pasaportë të dyshuar si të falsifikuar në kufi, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës.

Nga shërbimet e Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, është arrestuar në flagrancë shtetasi B. Ç., 45 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”).

Ky shtetas është paraqitur në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, me një pasaportë në emrin e një shtetasi tjetër, e dyshuar si e falsifikuar, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet besnik çoadari dokumenta te falsifikuara ne kapshtice besnik çoadari dokumenta te falsifikuara ne kapshtice

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Qershor 2021, 12:16

LIBRAZHD– Nëna e Menturie Bicit, e cila u vra nga bashkëshorti i saj ka dhënë dëshminë për mediat. Sipas të ëmës, Qemal Bici e dhunonte rregullisht Mentur...