56-vjeçari vrau gruan, më pas veten, dëshmia e ish-kryeplakut të fshatit: Qemali e kërcënoi me vrasje Menturien edhe në k
LIBRAZHD– Ish-kryeplaku i fshatit Dragostunjë në Librazhd, Bujar Kojku ka treguar se vrasja e 53-vjeçares Menturie Bic inga bashkëshorti i tij, ishte e paralajmëruar.
Në një prononcim për mediat, Kojku ka treguar se çifti Bici kishin konflikte të vazhdueshme dhe kishin përfunduar edhe në Komisariatin e Policisë. Ai shton se në një rast, 56-vjeçari Qemal Bici e ka kërcënuar me vrasje bashkëshorten e tij edhe në ambientet e Komisariatit lokal të Policisë.
“Unë i njoh shumë mirë si familje. Nëna e saj shpesh herë më ka thënë se bashkëshorti ushtronte dhunë fizike ndaj vajzës së saj, por që nuk ka gjetur mbështetje. Ekzekutori në komisariat ka deklaruar se do e vrasë bashkëshorten dhe nuk është marrë asnjë masë. Ai ka kryer një krim makabër dhe shteti nuk ka reaguar”, tha ish-kryeplaku.
Sipas ish-kryeplakur të fshatit, konfliket mes tyre kishin nisur që para 10 vitesh, ndërsa shton se shqetësimet ia kishte treguar nëna e viktimës.
“Nëna e viktimës nga 2011-ta deri në 2016-ën kur isha kryeplak, vazhdimisht më njoftonte se kishte probleme dhe ka denoncuar në Polici, por nuk ka pasur mbështetje. Policia e merrte në pyetje dhe më pas lihej i lirë. Tashmë është e dukshme se pasojat janë të hershme.
Nisur nga gangrena që ka vuajtja ka pasur në Dragostunjë dhe duke parë se fshati i saj ishte një fshat armiqësor me të ku nuk gjeti mbështetje dhe as nga mungesa e marrjes së masës nga Policia kemi sot dy viktima. Nuk ka ku të shkojë më keq familja shqiptare, duke u goditur familja goditet dhe shoqëria, në horizont nuk duken ditë më të mira, por më të këqija”, tha më tej.
Ngjarja e rëndë nodhi pasditen e së hënës, ku Qemali masakroi me sopatë bashkëshorten e tij dhe më pas vari veten në pemë, pas konfliktit që çifti kishte për motive xhelozie. Çifti kishte rreth 30 vite martesë dhe kishin katër fëmijë, ku vetëm njëri prej tyre jetonte me ta.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
U kap me 50 kg drogë në makinë, arrestohet shqiptari në Maqedoninë e Veriut, kishte destinacion Greqinë
MAQEDONI– Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në Maqedoninë e Veriut pasi është kapur me 50 kg drogë brenda makinës në të cilën lëvizte.Ministri...
STUDIMI/ Shqiptarët e ulën konsumin e alkolit gjatë karantinës
GJERMANI– Sipas një studimi europian për alkoolin dhe sëmundjen Covid-19 i cili u krye nga shkencëtarët në Universitetin e Teknologjisë në Gjermani, Greqi...
E rëndë në Kamëz! Qytetari kap me litar qenin, e tërheq zvarrë në mes të rrugës
KAMËZ– Keqtrajtimi i kafshëve në Shqipëri është kthyer në një problem të madh. JOQ ka bërë publike një video të një qytetari i cili shihet teksa tërh...
Rikthehet moti i paqëndrueshëm në vend! Nesër shtrëngata dhe rebeshje shiu, priten rrufe dhe breshër
TIRANË– Rikthehet moti i keq në vend! Nga dita e nesërme, moti nis me kthejllime dhe vranësira. Sipas SHMU, reshjet e shiut parashikohet të përfshijnë një ...
Shpërthim me tritol në Vlorë, dëmtohet godina në ndërtim e sipër, pronari jeton jashtë vendit
VLORË– Një objekt në dëmtim e sipër ka pësuar dëme pasi sasi të bogla tritoli i janë vendosur gjatë natës. Shpërthimi ka ndodhur gjatë natës së kalua...
Foto TË RËNDA! Gjendet i gjakosur një emigrant sirian në Morinë, i shtrirë në rrugë me kokën e mbështetur mbi çantë
KOSOVË– Një emigrant sirian është gjetur i shtrirë në rrugë në kokën e gjakosur, pranë kufirit Vermicë- Morinë. Dosja.al ka siguruar fotot nga vendi i ngja...
Gripi i shpendëve/ Banorët e Fushë-Krujës: Nuk ka ardhur asnjë veteriner, pulat e ngordhura i kemi hedhur në përrua
FUSHË-KRUJË- Banorët e fshatit Halil në Fushë –Krujë kanë folur për mediat rreth gripit të shpendëve. Ata janë shprehur se asnjë veteriner nuk ka shku...
Fshehën të ardhurat dhe falsifikuan pasaporta, arrestohen dy persona në Tiranë/ Dhunë, vjedhje, mashtrim, kush përfundoi p
TIRANË-Policia e Tiranës ka finalizuar gjatë 24 orëve të fundit një sërë arrestimesh.Në njoftimin zyrtar të Policisë, thuhet se Arben Kacos, 52-vjeç...
“Po nuk i **** prindin 1 nuk të thërret kush prindi 2!” Plas SHERRI në rrjet, Genc Sejko publikon meme pas kërkesës së
TIRANË– Genc Sejko ka nisur shpërndarjen e memeve pas kërkesës së komunitetit LGBTQI-së për të zëvendësuar termin ‘nënë’ me fjalën ‘prindi 1’. Në sta...