Aktualitet

10 Qershor 2021, 12:16 Nga DOSJA

LIBRAZHD– Nëna e Menturie Bicit, e cila u vra nga bashkëshorti i saj ka dhënë dëshminë për mediat. Sipas të ëmës, Qemal Bici e dhunonte rregullisht Menturie Bicin dhe ishte vazhdimisht i alkoolizuar.

Në një intervistë për Fax News, Hatixhe Rruplli, nëna e viktimës ka thënë se nuk do t’a fali kurrë dhunën e ushtruar dhe vrasjen e të bijës së saj.

Më këputi shpirtin, pse të ma bëjë këtë gjë. Fëmijët i ka marshalla si yje, 100 mijë herë e kam denoncu. Ndaje po se deshe ndaje i thosha, po jo të ma vrasi. Nuk ke punë të vrasësh fëmijën tim se nuk ja ke dhënë ti jetën. Unë si nonë nuk e fal gjakun e hasmit, kurrë në botë, ai t’më vrasë fëmijët unë t’a fal? Jo nuk ndodh kurrë kjo gjë”– u shpreh e ëma e viktimës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet menturie bici qemal bici menturie bici qemal bici

Sondazh

Poll