Aktualitet

U kap me 50 kg drogë në makinë, arrestohet shqiptari në Maqedoninë e Veriut, kishte destinacion Greqinë

10 Qershor 2021, 11:54 Nga DOSJA
U kap me 50 kg drogë në makinë, arrestohet shqiptari në

MAQEDONI– Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në Maqedoninë e Veriut pasi është kapur me 50 kg drogë brenda makinës në të cilën lëvizte.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut informon janë sekuestruar 50 kilogramë drogë në orët e para të mëngjesit me vlerë prej 200 mijë eurove, e cila kishte si destinacion Greqinë.

Nga ana e patrullës së komunikacionit nga policët e Prilepit, rreth orës 01:00 në rrugën rajonale Prilep – Gradsko, është ndaluar makina ngarkuese “Man” me regjistrim të Shqipërisë, e drejtuar nga 40-vjeçari B.J. shtetas i Shqipërisë.

Gjatë kontrollit, shoferi ju ka ofruar para policëve që të mos kryejë kontrolle, por policët nuk kanë pranuar. Dhe gjatë kontrolleve kanë gjetur dy çanta të mëdha në të cilat kanë qenë 50 paketime me marihuanë, me sasi prej 50 kilogramëve. Vlera e drogës është rreth 200 mijë euro”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Shoferi i kamionit është arrestuar dhe pritet të dorëzohet në Prokurorinë e Prilepit, për procedura të mëtejme.

(kle.mu./dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari kapet me 50 kg droge shqiptari kapet me 50 kg droge

Sondazh

Poll