Aktualitet

Shpërthim me tritol në Vlorë, dëmtohet godina në ndërtim e sipër, pronari jeton jashtë vendit

10 Qershor 2021, 10:43 Nga DOSJA
Shpërthim me tritol në Vlorë, dëmtohet godina në

VLORË– Një objekt në dëmtim e sipër ka pësuar dëme pasi sasi të bogla tritoli i janë vendosur gjatë natës. Shpërthimi ka ndodhur gjatë natës së kaluar në lagjen e njohur ‘Uji i ftohtë’ në qytetin bregdetar të Vlorës.

Shpërthimi ka lënë pas vetëm dëme të vogla materiale dhe jo në njerëz, pasi brenda godinë nuk ndodhetj askush. Pallati është një godinë në ndërtim e sipër që ka nisur në vitin 2009, por është ndërprerë dhe prej vitesh nuk punonte më askush aty.

Madje edhe pronari, një biznesmen me inicialet D.K., jetonte jashtë shtetit. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ardhur për shkaqet e një konflikti pronësie, por autori nuk dihet ende.

Janë sekuestruar kamerat e sigurisë, dhe hetimet kanë nisur, ndërkohë që ende nuk ka një të dyshuar për ngjarjen.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shperthim ne vlore vlore shperthim ne vlore vlore

Sondazh

Poll