Sport

Franca: Benzema “Ok” për sfidën ndaj Gjermanisë!

10 Qershor 2021, 05:40 Nga DOSJA

FRANCE – Në kampin e “gjelave” tashmë janë qetësuar plotësisht. Prania e Karim Benzema, viktimë e një goditjeje në këmbën e djathtë në miqësoren ndaj Bullgarisë, “nuk është në diskutim” për ndeshjen e parë në “Euro 2020” kundër Gjermanisë të martën në Mynih,- ka njoftuar Federata Franceze e Futbollit.

Sulmuesi i Real Madrid nuk mori pjesë në stërvitjen e mbrëmjes së djeshme. Benzema u dëmtua para pjesës së parë, pas një goditjeje të pësuar mbi gju të djathtë, e cila ngriti dyshime për praninë e tij në fillim të kampionatit europian. Gjithashtu edhe i dëmtuari në kavilje ditët e fundit, mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot, “ka rifilluar stërvitjen kolektive”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport demtimi federata franceze e futbollit karim benzema miqesorja ndaj bullgarise demtimi federata franceze e futbollit karim benzema miqesorja ndaj bullgarise

Sondazh

Poll