Politike

Kongresi i PS-së në stadium! Arben Malaj: Turp, jeni të ftuar të duartrokisni me ovacione…As Kim Jong-Un s’e ka bërë k

10 Qershor 2021, 08:43 Nga DOSJA
Kongresi i PS-së në stadium! Arben Malaj: Turp, jeni të ftuar

TIRANË– Arben Malaj ka komentuar vendimin e Partisë Socialiste për të mbajtur Kongresin e Partisë në stadiumin “Air Albania”. Në një status në rrjetet sociale, Malaj shkruan se këtë gjë nuk e ka bërë as Erdogan, as Orban dhe as lideri i Koresë së Veriut, Kim Jon Un.  

Sipas Malajt kjo gjë do të thotë që socialistët do të shkojnë për të duartrokitur me ovacione, siç ndodh rëndom në stadium.

Statusi i plotë: Kongres te jashtezakonshem ne stadium?? I pa nevojshem dhe turperonjese per socialistet e thjeshte dhe te ndershem. As Orban, as Erdoğan, por as   Fidel Kastro apo Kim Jung,lideri I Korese se Veriut –  nuk kane mbritur deri ketu. Edhe partia komuniste e Kines qe perfaqeson 1.4 miliarde banore nuk ka bere deri sot kongres partie ne stadiume.  Si ka mundesi qe Rilindja qe “perfaqeson” nje popullesi ne tkurje me  më pak se 3 miljon banore, bene kongres te jashtezakonshem ne stadium?! Keqardhje per situaten kritike ku ka arritur nenshtrimi I verber  i “perfaqesuesve”  te popullit dhe te partise ndaj disa rilindasve  parafabrikate arrogante, te babezitur,  te korruptuar dhe te kapur nga oligarket.

Keta oligarke po keq-perdorin jo pak deputetë dhe qeveritarë si manikina qe i levizin sipas interesave te tyre per perfitime abuzive dhe varferonjese per shqiptaret.  Ne kete rast vlen me shume se kurre mesimi qe presidenti Jefferson i jepte djalit te tij se ne jete ka edhe fitore turperonjese. Kapja e shtetit e demton demokracine dhe sigurine  si te shqiptareve,  te SHBA  dhe BE më shumë se cdo form tjeter e korrupsionit. Kjo eshte sfide shume e veshtire por pa e fituar luften kunder pandershkueshmerise  paqja e qendrueshme dhe siguria –  jo vetem ne Ballkanin Perendimore do te jene risk. Dite te nbare!

Për herë të parë, Kongresi i Partisë Socialiste do të mbahet në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’. Për mbledhjen e datës 12 qershor, socialistët kanë zgjedhur një vend të hapur për t’u mbledhur në takimin që përkon edhe me 30 vjetorin e Partisë Socialiste.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arben malaj kongresi i ps 12 qershor 2021 arben malaj kongresi i ps 12 qershor 2021

Sondazh

Poll

Politike 9 Qershor 2021, 20:44

TIRANË– Kunja në distancë mes moderatorit Blendi Fevziu dhe deputetit të Partisë Socialiste, Alket Hyseni. Ky i fundit është ankuar sepse e la të fli...