“Fëmija s’bën familjen”/ Moderatorja e Top Channel për heqjen e fjalës ‘nënë’: Uroj që çdo vajzë e djalë LGB
10 Qershor 2021, 09:42Nga DOSJA
TIRANË- Moderatorja e Top Channel, Dojna Mema është përfshirë në debatin e fortë që ka marrë dhenë në rrjetet sociale, për zëvendësimin e fjalës “nënë” me “prind”. Teksa ka komentuar debatin mes Xheni Karajt me spikeren e lajmeve, Blerta Tafani, Mema thotë se fëmija nuk plotëson familjen.
POSTIMI I PLOTË:
Nuk mund ta besoj që kjo bisedë bëhet në televizion në vitin 2021. Së pari, fëmija nuk bën familjen. Pra, familja nuk quhet e tillë vetëm se ka fëmijë në mes. Së dyti, po gratë që nuk riprodhohen dot ose nuk duan, janë gjithashtu shkatërrim i kësaj shoqërie se nuk shtojnë numrin e humanëve në rang botëror?! Zonjë, degjenerimi i shoqërisë nuk vjen kurrë nga dashuria, por nga ndjenja e kundërt me të. Uroj vërtetë që çdo djalë apo vajzë që i përket komunitetit LGBTQ+ ‘t’i fusë një të qeshur’ kur sheh këtë video e ta marrë si satirë, se ndryshe do ishte tragjedi e madhe.
Një debat ka nisur në rrjetet sociale pas kërkesës që organizatat LGBTQI kanë bërë në Francë për të zëvendësuar fjalën “nënë” me “prindi 1”. Në Shqipëri kërkesa shihet si një përpjekje për të deformuar familjen, ndërkohë që mbështetësit e grupit thonë se ky është një hap më tej drejt barazisë dhe trajtimit njësoj të fëmijëve të këtij grupi.
(f.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Aleanca LGBT në Shqipëri ka ndarë një reagim publik pas debateve të shumta që nisën në rrjet pas kërkesës së komunitetit për të hequr fjalën ...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.Të paktën tre mjete janë përfshirë në aksident, një prej të cilëve me targa të K...
DURRËS– Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve janë persona të cilët ...
DURRËS– Amfiteatri i Durrësit është rrethuar nga mbeturinat gjë e cila nuk është hera e parë që ndodh në Durrës.Edhe pse po afrohet sezoni turistik dhe Dur...
TIRANË– Të burgosurit do të kenë lehtësime masash që nga 15 qershori. Të dënuarit mund të takojnë 1 herë në muaj familjarët, por këta të fundit duhet të pa...
TIRANË– Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Skraparit pasi raportohet të kenë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj grave të t...
TIRANË– Ditën e sotme, pedagogët, mësuesit dhe edukatorët marrin dozën e dytë të vaksinës anticovid.Ishte ministrja Ogerta Manastirliu, ajo e cila mbikqyri...
TIRANË– Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës do të ndërtohet me koncension. Në fletoren zyrtare është botuar miratimi i kontratës, nga bashkimi i kompaniv...