Aktualitet

Lehtësohen masat në burgje/ Të dënuarit do takojnë familjarët nga 14 Qershori, të miturit ‘favorizohen’, lejet e veç

10 Qershor 2021, 08:18 Nga DOSJA
Lehtësohen masat në burgje/ Të dënuarit do takojnë

TIRANË– Të burgosurit do të kenë lehtësime masash që nga 15 qershori. Të dënuarit mund të takojnë 1 herë në muaj familjarët, por këta të fundit duhet të paraqesin pranë burgut çertifikatë vaksinimi, test negativ ndaj COVID-19 apo test që provon se e ka kaluar COVID-19.

Të miturit mund të zhvillojnë 4 herë takim me familjarët në muaj. Po ashtu lejet e veçanta apo shpërblyese për të dënuarit mund të jepen vetëm për rastet mortore. Gjithashtu do të fillojë në mënyrë të kufizuar aktivitetet sociale e kulturore nëpër burgje, sipas masave anticovid.


Ministrja Etilda Gjonaj është shprehur para drejtorëve të burgut, se të dënuarit tashmë do takohen me familjarët, masë e cila do jetë në fuqi për disa kohë, deri në një vlerësim tjetër të situatës.

Takimet gjatë periudhës së karantinës bëheshin me telefon dhe me Skype, ndërsa nga 15 qershori do të ndryshojë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet masat ne burgje masat ne burgje

Sondazh

Poll