Operacioni ‘Agimi’/ Kultivoi kanabis në Nikël të Krujës, arrestohet Edmond Kaçeli, 47-vjeçari kapet në Kakavijë
10 Qershor 2021, 06:41Nga DOSJA
TIRANË– Edmond Kaçeli i cili ishte në kërkim pasi kultivoi kanabis në Nikël të Krujës, është arrestuar në Kakavijë. 47-vjeçari ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘Agimi’. Kaçeli u arrestua në Kakavijë, teksa ishte në tentativë që të kalonte kufirin.
Si rezultat i operacioni antikanabis që u zhvillua në fund të muajit të kaluar, në territorin e rrethit të Krujës, u arrestuan në flagrancë 16 persona, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 24 të tjerë.
NJOFTIMI:
Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe intervistimit të detajuar nga Policia Kufitare Kakavijë është bërë e mundur kapja dhe prangosja e një personi të shpallur në kërkim kombëtar.Vihet në pranga 47-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Agimi”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim E. K., 47 vjeç, banues në Nikël, Krujë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Krujë, në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Agimi”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me 8 shtetas të tjerë, ka kultivuar bimë narkotike në fshatin Nikël, Krujë.
Si rezultat i operacioni antikanabis “Agimi” që u zhvillua më datë 30.05.2021, në territorin e rrethit të Krujës, u arrestuan në flagrancë 16 shtetas, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 24 të tjerë.Shtetasi E. K. iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, për procedura të mëtejshme.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës do të ndërtohet me koncension. Në fletoren zyrtare është botuar miratimi i kontratës, nga bashkimi i kompaniv...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë samitin e Tiranës, i cili do të kryesohet nga ...
TIRANË– Dita e sotme pritet të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me diell dhe temperature të larta. Sipas Meteoalb, vendi ynë sot do të mbizotëroh...
ATHINË– Policia greke ka zbardhur detaje të reja lidhur me operacionin për grupin e shkatërruar kriminal që operonte në ishullin e Mykonos. Sipas het...
Konstitucionalistja Aurela Anastasi komentoi sot në Open shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga Kuvendi. Tashmë që fjalën e fundit e ka Gjykata Kushtuese, Anast...
ATHINË– Skeda që shihni më poshtë është identiki që Policia greke ka ndërtuar bazuar në dëshmitë e pilotit 32-vjeçar për shqiptarin që dyshohet se i...
Aktualitet 9 Qershor 2021, 21:28
SHBA– Marko Kepi, shqiptari që kandidon për anëtar këshilli në Nju Jork të SHBA, ka arritur të neutralizojë një hajdut që sapo kishte vjedhur çantë...
TIRANË– Protesta e gazetarëve kundër ndalimit të tyre në ambientet e parlamentit, ka sjellë menjëherë një “shfajsim” të gjatë nga Kuvendi. Në sqarimin e ty...
ITALI- Policia italiane ka goditur një bandë kriminale, duke finalizuar operacionin “Pylli i vjetër’ . Mediat e huaja raportojnë se në pranaga janë vënë 10 perc...