Aktualitet

Në çantën e krahut mbante kanabis/ U pikas me ‘Benz’ në Fier, i riu nuk bindet ndaj policisë, kapet nga efektivët

10 Qershor 2021, 07:03 Nga DOSJA
Në çantën e krahut mbante kanabis/ U pikas me

FIER– Gledis Boriçi, 28-vjeçari i cili është banues në Fier ka rënë ditën e sotme në prangat e policisë. Në vendin e quajtur “Ish-globi”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonte, Boriçi nuk iu është bindur urdhrit të Policisë për kontroll, duke i kundërshtuar ata. Gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij të krahut u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

NJOFTIMI:

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike, i cili kundërshtoi punonjësit e Policisë gjatë ndalimit.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin G. B. (T)., 28 vjeç, banues në Fier.
Në vendin e quajtur “Ish-globi”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonte, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të Policisë për kontroll, duke i kundërshtuar ata. Gjatë kontrollit fizik, në çantën e tij të krahut u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.
Materialet procedurale për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 28-vjeçari në fier gledis borici arrestohet 28-vjeçari në fier gledis borici

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Qershor 2021, 21:28

SHBA– Marko Kepi, shqiptari që kandidon për anëtar këshilli në Nju Jork të SHBA, ka arritur të neutralizojë një hajdut që sapo kishte vjedhur çantë...