Aktualitet

Miratohet kontrata! Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet me koncension, vendimi botohet në fletoren zyrtare

10 Qershor 2021, 06:24 Nga DOSJA
Miratohet kontrata! Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet me

TIRANË– Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës do të ndërtohet me koncension. Në fletoren zyrtare është botuar miratimi i kontratës, nga bashkimi i kompanive të regjistruara në Zvicër, Mabco Construction, i përbërë nga Mabetex Group, i cili mban 50 % të aksioneve, YDA Group me 48 % dhe A Group sh.p.k me 2 % është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Ky proces i hap rrugën edhe nisjes së punimeve për ndërtimin e këtij aeroporti.

VENDIM. Nr. 325, datë 2.6.2021

PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT/PARTNERITETIT PUBLIK PRIVAT, PËR DHËNIEN ME KONCESION/PPP PËR PROJEKTIMIN, NDËRTIMIN, OPERIMIN, MIRËMBAJTJEN DHE TRANSFERIMIN E AEROPORTIT NDËRKOMBËTAR TË VLORËS (VIA)

Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës dhe  të  ligjit  nr.  125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin  publik  privat”,  të  ndryshuar,  me propozimin  e  ministrit  të  Infrastrukturës  dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:1.   Miratimin   e   kontratës   së   koncesionit/partneritetit  publik  privat  ndërmjet  Republikës së Shqipërisë,  të  përfaqësuar  nga  Ministria  e Infrastrukturës  dhe  Energjisë  dhe  bashkimit  të operatorëve  ekonomikë Mabco  Constructions  Sa, Yda  Insaat  Sanayi  Ve  Ticaret  Anonim  Sirketi, 2A Group  sh.p.k.,  si  koncesionari  për  dhënien  me koncesion/PPP për projektimin, ndërtimin, operimin,    mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit  Ndërkombëtar  të  Vlorës  (VIA),  sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Ngarkohet  Ministria  e  Infrastrukturës  dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. ZËVENDËSKRYEMINISTËR. Erion Braçe.

Kompanitë në fjalë do të investojnë një vlerë prej 104 milionë euro për ndërtimin e këtij aeroporti.  Në fazën e parë në periudhën 2-vjeçare do ndërtohet godina e aeroportit dhe pista që kapin vlerën mbi 103 milionë e 500 mijë dollarë. Ndërsa në fazën e dytë, në 4 vitet e para do të zhvillohet infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti i vlores aeroporti i vlores

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Qershor 2021, 21:28

SHBA– Marko Kepi, shqiptari që kandidon për anëtar këshilli në Nju Jork të SHBA, ka arritur të neutralizojë një hajdut që sapo kishte vjedhur çantë...