Aktualitet

Gazetarët ‘u ngritën’ në protestë, Kuvendi: E dinin më parë, ne iu bazuam rekomandimeve të BE. Përgënjeshtrohet men

9 Qershor 2021, 17:39 Nga DOSJA
Gazetarët ‘u ngritën’ në protestë, Kuvendi: E

TIRANË– Protesta e gazetarëve kundër ndalimit të tyre në ambientet e parlamentit, ka sjellë menjëherë një “shfajsim” të gjatë nga Kuvendi. Në sqarimin e tyre të parë zyrtar lidhur me situatën, bëhet me dije se gazetarët do të lejohen në Kuvend por gjithçka do të duhet të ndiqet nga një dhomë e posaçme me një audio-video. Duke theksuar se gazetarët dhe publiku në këtë mënyrë nuk do t’u censurohet informimi. Sipas Kuvendit, sistemi i ndërtuar është bazuar në bazë të rekomandimeve të Bashkimit Europian dhe planit IPA, i cili daton që prej vitit 2014.

Madje, ndër rreshta pretendohet se vendimi është diskutuar më parë edhe me gazetarët e politikës që raportojnë nga Kuvendi, duke shtuar se ata kanë qenë dakord më parë për vendimin. Por të gjithë pretendimet janë hedhur poshtë. Fillimisht gazetarja Esiona Konomi, ka mohuar se kanë qenë të informuar më parë për vendimin, duke kërkuar prova për të provuar pretendimet. 

Po ashtu i ashpër ka qenë edhe reagimi i ardhur nga delegacioni i Bashkimit Europian, të cilët kanë përgënjeshtruar deklaratën e Kuvendit. BE është shprehur se prezenca e gazetarëve në Parlament është tipar demokracie dhe shpreh keqardhjen për vendimin e marrë. Në fund theksojnë se këto vendime nuk kanë standarde europiane dhe se nuk janë aprovuar me miratim të BE-së.

Pas dy përgënjeshtrimeve të njëpasnjëshmem, ende nuk ka një reagim të dytë nga  ana e Kuvendit, ndërkohë që nuk dihen hapat e tjerë që do të ndërmarrin gazetarët për të kthyer pas vendimin. 

Ditën e sotme, në orën 09:00, gazetarët dolën në një protestë para nisjes së seancës plenare. Duke e quajtur një betejë për fjalën e lirë, gazetarët iu lutën Me parulla në duar me mbishkrimin “Krijuat ERTV, mos krijoni GRTV”, referuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gazetarët në protestë ndalimi i gazetareve ne kuvend ndalimi i gazetareve ne proteste gazetarët në protestë ndalimi i gazetareve ne kuvend ndalimi i gazetareve ne proteste

Sondazh

Poll