Aktualitet

9 Qershor 2021, 21:28 Nga DOSJA

SHBA– Marko Kepi, shqiptari që kandidon për anëtar këshilli në Nju Jork të SHBA, ka arritur të neutralizojë një hajdut që sapo kishte vjedhur çantën e të fejuarës së tij.

Hajduti, kishte hyrë në makinën e tyre, kishte marrë çantën që kishte gjetur brenda saj dhe po largohej me vrap, ndërsa Kepi dhe persona të tjerë iu vunë në ndjekje. Falë reagimit të shpejtë të Kepit, hajduti është arrestuar nga Policia.

Ai është identifikuar si një 21-vjeçar i quajtur Amir Aspek, ndërsa gjatë neutralizimit nga shqiptarit dëgjohet të thotë: “Më lësho, më lejo të largohem. Ia ktheva çantën. Më lër të iki! Kjo s’ka sens. Pse më regjistron?”.

Pasi Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, Kepi i sqaroi Policisë së i riu kishte marrë çantën gruas së tij.

“Ai u përpoq të ikte, por e kapa dhe ia mora çantën. I thashë: Nuk ke për të shkuar askund derisa të vij policia,”- tha Kepi, ndërkohë që videoja e tij është bërë virale në rrjet.

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet marko kepi shba marko kepi shba

Sondazh

Poll