Nga Rrushi, Landi deri tek Rino dhe tufat me euro! “Zbërthehet” banda shqiptare në Mykonos, i fundosën përgjimet
9 Qershor 2021, 21:44Nga DOSJA
ATHINË– Policia greke ka zbardhur detaje të reja lidhur me operacionin për grupin e shkatërruar kriminal që operonte në ishullin e Mykonos. Sipas hetimeve, aktiviteti i kriminelëve nuk ishte kufizuar vetëm në Mykonos, por edhe në Athinë, ku ata organizonin planet e tyre kriminale dhe nga ku trafikonin substancat narkotike në ishull
Mediat greke kanë zbuluar pjesë nga dosja, inicialet e shqiptarëve të arrestuar, shumat e eurove të sekuestruara, dozat e kokainës, fotot nga aksioni, të siguruara me dron, mjetet e përgatitjet së lëndës narkotike për shpërndarje, por mbi të gjitha edhe listën me disa emra shqiptarë si; Landi, Rrushi, Rino, Klajdi, Fero, Agori dhe përbri shumat e eurove. Madje edhe bisedat e tyre telefonike, që të kujtonin filmat e Hollywood.
Diku tjetër në dialog, regjistrohet furnizimi me drogë nga Holanda për të cilën Policia gjeti të ruajtur në një celular edhe hartën e itinerarit të ndjekur nga anëtari i bandës në mënyrë që të merrte drogën.
Një nga të arrestuarit me inicialet N.K. 30 vjeç lëvizte me motor për të komunikuar me grupin. Autori i dytë, i cili mori pjesë në trafikun e kokainës është me inicialet M.R. i cili ishte arrestuar edhe dënuar më parë për trafik droge. Po ashtu 30-vjeçari shiste çdo ditë kokainë mu në qendër të Athinës. Një anëtar tjetër i bandës me inicialet I.T. zhvillonte takime në pjesë të ndryshme të Athinës, ndërsa shtëpia e tij përdorej nga anëtarët e grupit si bazë.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Konstitucionalistja Aurela Anastasi komentoi sot në Open shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga Kuvendi. Tashmë që fjalën e fundit e ka Gjykata Kushtuese, Anast...
ATHINË– Skeda që shihni më poshtë është identiki që Policia greke ka ndërtuar bazuar në dëshmitë e pilotit 32-vjeçar për shqiptarin që dyshohet se i...
Aktualitet 9 Qershor 2021, 21:28
SHBA– Marko Kepi, shqiptari që kandidon për anëtar këshilli në Nju Jork të SHBA, ka arritur të neutralizojë një hajdut që sapo kishte vjedhur çantë...
TIRANË– Protesta e gazetarëve kundër ndalimit të tyre në ambientet e parlamentit, ka sjellë menjëherë një “shfajsim” të gjatë nga Kuvendi. Në sqarimin e ty...
ITALI- Policia italiane ka goditur një bandë kriminale, duke finalizuar operacionin “Pylli i vjetër’ . Mediat e huaja raportojnë se në pranaga janë vënë 10 perc...
Në studion e lajmeve të orës 19.00 në Syri Tv, me gazetaren, Juli Krisafi, Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, i është përgjigjur ndër të tjera edhe intere...
Lapsusi i bankës vë nën sekuestro shtëpinë e qytetares blerë më këtë kredi. Një zonjë nga Bilishti ankohet në emisionin Fiks Fare se është mashtruar nga një ban...