Aktualitet

‘Ping-pongu’ nga Nju Jork deri në Francë! Sërish Becchetti, Shqipëria nxjerr 43 mln lekë nga buxheti, paguan kompaninë

9 Qershor 2021, 14:53 Nga DOSJA

TIRANË– Qeveria ka “hapur thesin” e arkës së shtetit për të nxjerrë 43 milionë lekë, të cilat do të shkojnë në bankën e një studioje ligjore. Bëhet fjalë për kompaninë me bazë në Kanada, ““Gowling” WLG”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në një tjetër arbitrazh ndërkombëtar. Vendimi është futur në fletorën zyrtare më 2 qershor, për të apeluar vendimin e marrë kundër shtetit shqiptar më 20 mars të vitit të shkuar. 

“Shpenzime korrente”, të programit buxhetor 01110 “Planifikim, menaxhim, administrim”, t’ishtohet fondi prej 43 000 000 (dyzet e tre milionë) lekësh, për kryerjen e pagesës për detyrimetqë rrjedhin ndaj Studios “Gowling” WLG për procesin e anulimit të vendimit të arbitrazhitndërkombëtar, datë 20.3.2020, ICSID Case No. ARB/14/26, ndërmjet shoqërisë “AlbaniabegAmbient” sh.p.k. dhe të tjerë, kundër Republikës së Shqipërisë,”-shkruhet në vendimin e firmosur nga zv.kryeministri Erion Braçe. 

Cila është kontrata e prishur që do t’u kushtojë shqiptarëve para të tjera të hedhura në gjyq, të cilat mund të investoheshin në vend?

Kompania në fjalë, “AlbaniabegAmbient” është sërish një histori e vjetër kontratash, e cila parashikonte ndërtimin e një impianti për djegie mbetjesh dhe prodhim energjie. Më konkretisht, më 15 prill 2014 Gjykata e Nju Jorkut i ka ngrirë gjigantit energjitik italian “ENEL” dhe “ENEL Power”, pasuri me vlerë 597,4 milionë dollarësh. Firma italiane në pronësi të Francesco Becchetti dhe e ortakëve të tjerë italo-shqiptarë e regjistruar në Shqipëri me emrin “Albania Beg Ambient SHPK”, iu drejtua Gjykatës së Nju Jorkut për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Kasacionit të Shqipërisë ( tashmë mban emërtimin Gjykata e Lartë), që kishte vendosur një dëmshpërblim prej 430 milion eurosh. Shumë që duhej t’i paguhej firmës “Albania Beg Ambient SHPK” nga gjigandi “ENEL”. Ky dëmshpërblim do të paguhej, sepse “ENEL” kishte shkelur një kontratë me firmën e Becchetti dhe ortakëve të tij për të ndërtuar së bashku hidrocentralin e Kalivacit afër Tepelenës.

Këtu ka nisur edhe beteja ligjore, teksa “Albania Beg Ambient SHPK”, e ka hedhur në gjyq “ENEL-in” edhe në Francë në Gjykatën e Instancës së Lartë të Parisit. Me kërkesën e Albania Beg-ut janë vënë nën sekuestro konservative në Francë disa kredi të “ENEL France” si edhe kredi të marra nga banka “J.P. Morgan Bank ” e Luksenburgut. Nga ana tjetër “ENEL-in”  ka hedhur në gjyq “Albania Beg Ambient SHPK” në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut për shkelje të së drejtës së një procesi gjyqsor të drejtë dhe të ndershëm të bazuar në parimin e ligjshmërisë. Qëllimi i vetëm; të dënojë Republikën e Shqipërisë për të paguar dëmet pronësore dhe jo pronësore të shkatuara ENEL-it në Shqipëri nga veprimet e firmës “Albania Beg Ambient SHPK”. Pra, Shqipëria ka humbur gjyqin në shkallën e parë dhe rrezikon të paguajë qindra milion euro dëmshpërblim për sherret e firmave italiane që operuan në vend. Tani duhet të paguajë edhe para ekstra nga buxheti për t’u mbrojtur nga kompania kanadeze në arbitrazh. 

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kompania “gowling” wlg shqiperia ne arbitrazh kompania “gowling” wlg shqiperia ne arbitrazh

Sondazh

Poll