Politike

Shkarkimi i Metës, Partia Demokratike: Gjykata Kushtetutese të refuzojë shkarkimin e Presidentit të Republikës

9 Qershor 2021, 13:46 Nga DOSJA
Shkarkimi i Metës, Partia Demokratike: Gjykata Kushtetutese të

TIRANË– Partia Demokratike e ka quajtur një akt anti-kushtetues vendimin e Parlamentit për të shkarkuar nga detyra Presidentin e vendit, Ilir Meta. Me anë të një deklarate për mediat, PD akuzon Ramën se ka shkelur dhe përdhosur disa herë Kushtetutën e vendit, duke marrë vendime në emër të saj.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Sulmi antikushtetues i Parlamentit ilegjitim mbi Institucionin e Presidentit të Republikës është akt që thellon edhe më shumë tiparet antidemokratike të regjimit Rama-Doshi. Ky akt vjen menjëherë pas masakrës zgjedhore dhe grabitjes më të madhe të votave të kryer ndonjëherë.Përfaqësuesit e krimit të organizuar në Kuvendin njëpartiak të Shqipërisë nuk mund të jenë kurrë garant të Kushtetutës dhe as nuk mund të marrin vendime në emër të saj. Edi Rama ka përdhosur me qindra herë Kushtetutën e Shqipërisë dhe është ekspozuar përpara çdo shqiptari si armik i demokracisë dhe shtetit ligjor.Partia Demokratike e konsideron antikushtetues vendimin e Kuvendit njëpartiak për shkarkimin e Presidentit të Republikës dhe kërkon nga Gjykata Kushtetutese të ruajë paanësinë dhe të garantojë pavarësinë e institucioneve kushtetuese, duke refuzuar farsën për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Kuvendi ka votuar sot shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Me 105 vota pro, 7 kundër dhe tre abstenim, Meta u shkarkua nga Kuvendi për ta pasuar fjalën e fundit tek Gjykata Kushtetuese. Seanca përmbylli sot një muaj hetim mes institucioneve për shkeljet e presidentit gjatë fushatës. Komisioni Hetimor doli në përfundimin se deklaratat e ashpra të presidentit dhe thirrjet “merrni sfurqet dhe sopatat”, nxitën vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Nëse edhe Kushtetuesja e gjykon veprimtarinë e Presidentit si shkelje të rëndë kushtetuese, atëherë Meta hyn në histori si presidenti i parë i shkarkuar nga Parlamenti në 30 vite demokraci.

LAJMI KRYESOR: 105 vota pro! U shkarkua nga Kuvendi, nisin reagimet nga politika, Meta i qetë, shpërndan gafën e deputetit: Ju uroj një pasdite të qetë! PD: Kushtetuesja të refuzojë farsën

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike partia demokratike shkarkimi i metes 2 partia demokratike shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll