Politike

Di vendimin e Kushtetueses? Agron Shehaj HEDH dyshime: Duhet të mendojmë për zgjedhjet lokale të vitit 2023

9 Qershor 2021, 13:39 Nga DOSJA
Di vendimin e Kushtetueses? Agron Shehaj HEDH dyshime: Duhet të

TIRANË– Agron Shehaj ka lënë të nënkuptojë se ka të dhëna për vendimin që pritet të shpallë Gjykata Kushtetuese më 23 qershor, në lidhje me vendimin e Presidentit Ilir Meta, i cili nuk e dekretoi 30 qershorin e vitit 2019 për zgjedhjet lokale.

Në një status në Facebook, Shehaj shkruan se demokratët duhet të mendojnë për zgjedhjet lokale të vitit 2023, duke nënkuptuar se Kushtetuesja do t’i japë të drejtë qeverisë dhe jo Presidentit Meta.

“Ne demokratët duhet të mendojmë për opozitën që PD duhet të bëjë ndaj regjimit të Edi Ramës. Ne demokratët duhet të mendojmë për zgjedhjet lokale të vitit 2023 dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. A mundet që me Bashën në krye të bëhet opozitë e fortë? A mundet që me Bashën mund të fitohen ndonjëherë zgjedhje? Zgjedhja para demokratëve më 13 qershor është e thjeshtë: do të rrezikojnë të humbin prapë apo do të ndryshojnë partinë për të fituar. Unë ju bëj thirrje të votoni ndryshimin që PD të bëhet prapë #PartiaQëFiton,”- shkruan Shehaj.

Më 23 qershor, Kushtetuesja jep vendimin e saj për dekretin e Metës. Presidenti anuloi 30 qershorin, si datë e zhvillimit të zgjedhjeve lokale, dhe dekretoi datën 13 tetor si të ligjshme. Pavarësisht këtij vendimi, zgjedhjet u zhvilluan më 30 qershor. Dekreti i Metës përfundoi në Kushtetuese. Nëse Kushtetuesja i jep të drejtë Metës, atëherë zgjedhjet janë nul dhe rrjedhimisht palët duhet të bien dakort për një tjetër datë. Nëse i jep të drejtë qeverisë, data e zgjedhjeve të ardhshme do të jetë në vitin 2023, pikërisht siç e parashikoi Shehaj.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron shehaj kushtetuesja per zgjedhjet lokale zgjedhjet lokale agron shehaj kushtetuesja per zgjedhjet lokale zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll